Liroi ”të fortët”, gjyqtarja Hoxha: Më ktheni paratë e sekuestruara

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit, këtë të hënë u mbajt seanca gjyqësore në ngarkim të ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, e njohur si gjyqtarja që liroi nga burgu të ”fortët”. Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë e gjyqtares Hoxha duke argumentuar se vendimi është dhënë nën trysni politike por dhe mediatike.

Gjyqtarja ka kërkuar dhe kthimin e parave të sekuestruara. Kërkesat janë kundërshtuar nga Prokuroria me arsyetimin se heqja e sekuestros nuk është kërkuar në ankimimin e çështjes. Pasi ka bërë dëgjesën e dy të palëve trupi gjykues pritet të shpallë vendimin më 11 tetor.

Enkelejda Hoxha u shkarkua nga detyra e gjyqtares më 17 mars dhe u la në burg nga Gjykata e Apelit, edhe pse disa herë kërkoi lirinë me pretendimin se kishte dy fëmijë të mitur për të cilët duhet të kujdesej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?