Lironte të ”fortët” nga burgu, gjykim i shkurtuar për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha

Është gjyqtarja që ka liruar të fortët nga burgu, por Gjykata e Posaçme sot ka pranuar kërkesën e Enkelejda Hoxhës dhe të 11 të pandehurve të akuzuar për korrupsion, duke vendosur për ta gjykim të shkurtuar.

Më 7 tetor ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës humbi betejën me drejtësinë për kthimin e parave të sekuestruara në banesë pas arrestimit të saj me akuzën e korrupsionit.

Ish-gjyqtarja e Krujës ishte vetë e pranishme në Gjykatë dhe mes lotësh i ka kërkuar trupit gjykues të ktheje prindërve shumën e parave, pasi pas arrestimit të saj ata dhe fëmijët e saj të cilët jetojnë me prindërit e saj janë në vështirësi të mëdha financiare dhe në kufijtë e mbijetesës.

Enkelejda Hoxha njihet për vendimet e saj ku shumë të dënuar janë liruar nga burgu, mes tyre edhe të dënuar përjetë, si Endrit Dokle, Genc Tafilit, apo Hekuran Billa, i vrarë në Tiranë.

SHKARKO APP