Lisandër Hoxha: Berisha ka shumë kërkesa, qëndrimi konstant do kushte

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha thotë se duhet një vatër para Kryeministrisë.

“Do të doja shumë që një vatër të qëndronte para Kryeministrisë, siç qëndruam 333 ditë tek rrugica e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD-së, mund të krijohet një vatër për të qëndruar para Kryeministrisë në mënyrë të pandërprerë”, tha Hoxha i ftuar në ”A2cnn”.

“Së dyti, protestë në çdo rreth. Nuk ka hall vetëm Tirana. Ka hall Kavaja, Lushnja, Fieri, Vlora, Shkodra, Saranda, Tropoja, Kukësi e gjithë Shqipëria. Mendoj që protesta duhet të jetë pak më masive. Zoti Lapaj nuk ka arritur te masiviteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mendoj që janë pak njerëz aty. Do duhet të jenë më shumë. Ne kemi mbajtur 90 ditë çadër para Kryeministrisë. Ne kemi mbajtur 333 ditë rezistencë tek rrugica e banesës së Sali Berishës. Opozita i ka mjetet, mundësitë dhe njerëzit për t’i motivuar që aty të qëndrojnë në mënyrë konstante dhe të bëjnë rezistencë”, shtoi Hoxha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?