Lista e 14 lojtarëve të ftuar nga trajneri Erind Resuli për dy miqësoret me Belgjikën

Kombëtarja shqiptare e Futsallit nis sot grumbullimin zyrtar për dy ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës më 5 dhe 6 nëntor.

Trajneri i Kombëtares së Futsallit, Erind Resuli, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Belgjikës, që do të luhen në Roosdaal në “Alfasun Indoor Arena”.

Tekniku kuqezi ka ftuar 14 lojtarë që do të japin kontributin e tyre në këto sfida miqësore. Takimi i parë është planifikuar të luhet më 5 nëntor në orën 14:00, ndërsa një ditë më pas do të zhvillohet edhe ndeshja e dytë në të njëjtën orë.

Dy ndeshjet ndaj Belgjikës janë shumë të rëndësishme, pasi trajneri Erind Resuli dhe stafi teknik do të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar, në prag të kualifikueseve të Kampionatit Europian të Futsallit.

Shqipëria ndodhet në grupin 6 me Danimarkën, Armeninë e Kazakistanin dhe të gjitha ndeshjet kualifikuese do të luhen në periudhën 9 dhjetor 2024 – 16 prill 2025 me sistem vajtje-ardhje.

Më poshtë, edhe lista e 14 lojtarëve të ftuar nga trajneri Erind Resuli për dy miqësoret me Belgjikën:

SHKARKO APP