Lista e kandidatëve, Bylykbashi: Rama të mos fshehë krimin pas numrave
Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, po ashtu edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Oerd Bylykbashi e cilëson si të paligjshëm vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shkurtuar listat e koalicionit të opozitës.
”Nuk kemi pse të fshehim emrat e përfaqësuesve në zgjedhje. Nëse fleta e votimit do jetë me emra, atëherë votuesit do ta kenë më të lëhtë”,-thotë Bylykbashi.
Si njeriu që negocioi për demokratët ligjin e dekriminalizimit, ai pohon se partia e tij vijon t’i qëndrojë kauzës. “Kjo është kauza jonë. Lista e Ramës në Durrës është e mbushur me kriminelë, simbolika e pushtetit të tij”.
Në listën e Partisë Demokratike për Durrësin, Bylykbashi është me siguri një nga kandidatët me më shumë peshë në garë, ndaj dhe nuk heziton me parashikimin. “Durrësi do të vëretojë rënjen e pushtetit të Ramës”.