Lista e personaliteteve që Ilir Meta largoi ndër vite nga LSI-ja

Historia politike e këtyre 30 viteve njeh largime apo shkarkime të forta nga partitë kryesore politike në Shqipëri.
Në vend të parë radhitet Ilir Meta që ka larguar apo përjashtuar nga formacioni politik më shumë se sa Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama.
Sali Berisha aty afër Metës ndodhet, i largoi në vitin 1992, por gjithsesi i ribashkoi prapë në vitin 2005. Berisha u tregua zemërgjerë dhe disa prej tyre i futi në qeveri kur u rikthye në pushtet.
Ndërsa Fatos Nano nuk ka larguar asnjeri, përkundrazi u dha pushtet edhe kundërshtarëve në PS. Ndërsa Edi Rama, përjashtuar Koço Kokëdhimës që synoi ti merrte partinë nga Jugu duke spostuar Gramoz Ruçin, me të tjerët ka gjetur ura bashkëpunimi e ndërveprimi. Është paksa i dyshimtë rasti i Ditmir Bushatit, por ka informacione se ka ribashkim.
Ndërsa kampioni, ndonëse me një parti më të vogël se PD e PS, mbetet Ilir Meta.
Ja lista e emrave VIP që prodhonin vota dhe publicitet, dikur në LSI, që i ka larguar, përjashtuar apo që presin radhën për “prerje” koke: Sabit Brokaj (ish-ministër), Fatos Klosi (ish-shef SHIK), Pëllumb Xhufi (ish-deputet), Sokol Nako (ish-ministër), Mustafa Muçi (ish-ministër), Ndre Legisi (ish-sekretar shteti), Brisilda Gjikondi, Sokol Axhemi  (ish-zv/ministër), Spartak Braho (deputet), Ylli Manjani (ish-ministër), Lefter Koka (ish-ministër), Nasip Naço (ish-ministër), Edmond Haxhinasto (ish-ministër), Dritan Prifti (ish-ministër), Luan Rama (ish-ministër), Sokol Dervishi (ish-ministër), Robert Bitri (deputet), Shkëlqim Selami (ish-deputet), Ralf Gjoni (deputet), Pëllumb Pipero, etj.
Ndaj kot nuk thonë në PS se nuk është më Meta i para vitit 2000, kur dëgjonte, pranonte diversitet apo kundërshti.
Tani kemi Ilir Meta krejt tjetër që e mori në qafë mitingu i 2 marsit 2020! Dhe që nuk beson në njeri dhe fantazon se të gjithë janë armiq apo të blerë nga Edi Rama.

Ilir Meta ka vetëm një zgjidhje: Ti kërkoj falje gjithkujt  që i ka rënë në qafë apo kur është nxituar në vendimmarrje. Kjo nuk mjafton për tu rikuperuar, por duhet shoqëruar edhe me ikje nga presidenca, pasi ajo e mori në qafë me të tijtë, edhe me publikun.

Ilir Meta nuk është i inkriminuar, por ka ikur nga realiteti!

Sikur të mos fuste hundët në punët e LSI gjatë fushatës së zgjedhjeve të prillit 2021, vetëm dhe e vetme Monika Kryemadhi do të merrte mbi 12 deputetë.

Dhe sot në pushtet do të ishin PD dhe LSI.

 

 

SHKARKO APP