Lista e plotë e aktiviteteve që nisin punën pas 27 prillit
Shqipëria po i rikthehet jetës normale, duke dalë gradualisht nga karantina edhe pse shtetrrethimi nuk dihet sesa do të vijojë. Pasi sot u rihapën një sërë biznesesh, pas 27 prillit do të hapen edhe biznese të tjera. Në këto biznese përfshihen shitjet me pakicë të mallrave në dyqane të specializuara, taksitë, shitja me pakicë e tekstileve dhe këpucëve, tregtia me pakicë e mobileve, pajisjeve të ndriçimit, artikujve shtëpiake, dyqanet e luleve, bimëve, kafshëve shtëpia dhe suhqimit të tyre në dyqane të specializuara, dyqanet e orëve dhe bizhuterive, pajisjeve audio dhe video, aktiviteti i publikimit të muzikës, tregtia e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve lodrave,shitjet me pakicë e sistemeve të sigurisë etj.
Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se të gjitha këto biznese që do të hapen në fazën e dytë duhet që të plotësojnë protokollin e sigurisë dhe masave kundër Covid-19 në aktivitetin e tyre, në të kundërt do të mbyllen.
“Ja aktivitetet që do të lejohen të hapen nga e hëna 27 prill. Të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes www.e-albania.al. Vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës. Nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga paketa e parë apo paketa e zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1×40.000 lekësh. Shërbimi taksi do të ketë protokoll të veçantë”.