Lista e PS për 25 prillin, Gjuzi: Keni disa emra kriminelësh që nuk i hiqni, ose i keni rikthyer
Deputeti Kujtim Gjuzi, në fjalën e tij gjatë seancës plenare në Kuvend, tha se PS-ja ka në listat e saj persona të inkriminuar. Gjuzi nënizon se këto emra ose i kanë rikthyer ose nuk i kanë hequr asnjëherë nga lista.
Nga ana tjetër, ai shton se partia e tij do ti kundërshtojë këto veprime deri në largimin e tyre.
”Keni disa emra kriminelësh që nuk i hiqni, ose i keni rikthyer. Pas 25 prillit do të shohim veprimet e pahijshme që keni bërë ju, nuk keni marrë pak, keni 60 këshilla popullore të cilat i keni rikthyer pas 30 vitesh. I keni vendosur emra kriminelësh, ne si konservatorë do të kemi kundërshtim derisa ti largoni”,-tha Gjuzi.