Lista e re e pasaportave më të fuqishme në botë, ja kush udhëton më lehtë pa vizë

Në listën më të fundit të pasaportave më të fuqishme, pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe zë vendin e parë ndërsa Siria në vendin e fundit.

Lista e fundit është publikuar nga “Passport Index”, dhe kriteri kryesor ka qenë numri i vendeve në të cilat mund të hyhet me pasaportë pa vizë. Lista përfshin 98 vende.

Mbajtësit e pasaportave të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të udhëtojnë në 180 vende pa vizë, vendin e dytë e ndajnë pesë vende – Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në 178 vende pa vizë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendin e tretë e ndajnë edhe pesë shtete – Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Austria dhe Zvicra, me pasaportën e të cilave mund të udhëtoni në 177 shtete.

Gjashtë shtete janë në vendin e katërt – Danimarka, Belgjika, Portugalia, Polonia, Irlanda dhe Koreja e Jugut, dhe ata që mbajnë këto pasaporta mund të udhëtojnë në 176 vende pa viza.

Në vendin e pestë janë tetë vende – Singapori, Greqia, Norvegjia, Republika Çeke, Britania e Madhe, Hungaria, Japonia dhe Zelanda e Re, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në 175 vende pa viza.

Shtetet e Bashkuara e ndajnë vendin e gjashtë me Sllovakinë dhe Australinë dhe me atë pasaportë mund të hyni në 174 vende.

Vendi më i renditur nga rajoni është Sllovenia, e cila është në vendin e shtatë, e ndjekur nga Kroacia në vendin e 10-të.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 36-të, Malit të Zi në vendin e 37-të, si dhe pasaporta turke, me të cilën mund të udhëtoni në 129 shtete.

Pasaporta e BiH është në vendin e 44-të dhe ata që e posedojnë mund të udhëtojnë në 121 vende pa vizë.

Në fund të listës janë, përveç Sirisë, Afganistani, Iraku, Somalia dhe Pakistani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?