Lista e shteteve që votuan pro dhe kundër Kosovës në UNESCO

Këto janë shtetet që votuan “pro” dhe “kundër” anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Anëtarësia e UNESCOS nuk ka mundur t’ia dalë me votat pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar. Një votim i ngushtë, i cili solli shumë tension dhe polemika në anëtarët pjesëmarrës deri para votimit.

“Shumica e kombeve që morën pjesë në votimin e së hënës favorizuan anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, me 92 vota “po”, 50 vota “jo” dhe 29 abstenime. Sipas rregullave të UNESCOS, megjithatë, oferta e nevojshme për pranim kërkonte mbështetjen e dy të tretave të votuesve, ose 95 vota “po””, tha Stanley Mutumba Simataa, diplomati Namibian kryesues i votimit të sotëm në Paris.

Ndër vendet që votuan në favor të Kosovës ishin: Australia, Austria, Bahama, Belgjika, Franca, Kanadaja, Bullgaria, Belize, Irlanda, Islanda, Italia, Lituania, Malajzia, Pakistani, Panamaja, Norvegjia, Zelanda e Re, Portugalia, Republika Çeke, Britania e Madhe, Slloveni , Suedia, Zvicra, Tajlanda, Turqia, Afganistani, Shqipëria, Gjermania, Andorra, Bregu i Fildishtë, Kostarika, Danimarka, Egjipti, Elsarvadori, Gana, Gueneva, Hondurasi, Liberia, Libia, Mali i Zi, Maqedonia, Pakistani, Portugalia, etj..

Ndër vendet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ishin: Brazili, Kina, Rusia, Spanja, Kazakistani, Bjellorusia, Palestina, Koreja e Veriut, Sllovakia, Uruguai, Venezuela, Bahrejni, Indonezi, Kuba, Irani , Gjeorgjia, Indonezia, Kazakistani, Kurdistani, Kuvajti, Libani, Filipinet.

Ndërkohë Kosovën sot nuk e votuan shumica e shteteve me popullsi myslimane, në të cilat Kosova besonte se mund të kishte votën e tyre, siç janë; Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Jordania, Kuvajti, Egjipti, Maroku, Palestina, Indonezia, Siria e Libia.

Ata që abstenuan ndër të tjerë ishin edhe Bosnje-Hercegovina, Bangladeshi, Kolumbia, Greqia, Nigeria, Peru, Polonia, Rumania, Kameruni, Xhamajka, Singapor, Trinidad dhe Tobago, Korea e Jugut, Tunizia, dhe Zambia.

SHKARKO APP