“Lista e zezë” e ndërtuesve, Lame: Hoqëm 122 subjekte, ka kohë edhe për 134 të tjerët

Vetëm një javë pasi kreu i ALUIZNI-t, Arta Lame, njoftoi “listën e zezë” të 236 subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve, me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit, sot me një njoftim të dytë ky institucion solli një listë të re të korrigjuar me ndërtuesit problematikë.

Artan Lame i ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, sqaroi se ka pasur reagime të subjekteve por edhe gabime nga ana e institucionit.

Artan Lame: Nëse qeveria vendimin për legalizimin e pallateve të braktisura apo pallateve me shkelje e ka marrë në janar të 2017, ne na thonë në maj të 2018 se nuk e kemi marrë seriozisht këtë histori.Kështu e shtymë dhe me një javë dorëzimin e listës paraprake. Pati nga ata që u përfshinë gabimisht. Gabon me firma që kanë ndërrruar 3-4 emra, ti e di se është kjo firmë. Në fakt ajo është mbyllur dhe me atë emër është një firmë tjetër dhe vjen dhe thotë pse me ke nxjerrë emrin. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Historira të këtij lloji. Ishin 9 subjekte, madje dhe 3-4 institucione. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ishte vënë gabimisht, ajo ka deklaruar për një shtesë para 2-3 vjetësh për një legalizim. Po punojmë për një listë, ka dy vjet që u kemi bërë thirrje institucioneve, për një listë të institucineve publike që kanë për të legalizuar, kanë bërë ndërtime pa leje. Po ribëjmë listën. Një nga këto ishte Drejtoria e Doganave. Është normale që ku ha bukë do bësh dhe thërrime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në final tha Lame, janë 122 subjekte që kanë dalë nga “lista e zezë” dhe bëhet fjalë vetëm për Tiranën.

Lame: Është një eksperiment që duam ta mbyllim me Tiranën.Pastaj do të vazhdojë në qytetet e tjera. Këto subjekte na u përgjigjën vetëm këtë javë.

Ndërkohë për 134 subjektet problematike të mbetura, kreu i ALUIZNI-t tha se kanë ende kohë të reagojnë para se të dërgojnë listën tek institucionet.

Lame: Janë në listën e zezë. Afati është afat i joni i brendshëm që u themi bëhuni të gjallë. Ne në këtë moment e mbyllëm me këtë listë dhe ne i themi shoqatës së ndërtuesve, KKT, Tatimeve që për këto subjekte pa mbyllur me ALUIZNI-n legalizimin e pallateve që kanë nuk ka sens tu japësh leje të tjera se do të krijojë një kontigjent tjetër njerëzish të pakënaqur, qytetarë që u marrin paratë dhe nuk u japin apartamentet. 

Janë me qindra ndërtues që e shohin veten të anashkaluar nga matrapazë. Kjo listë do tu çohet institucioneve dhe në momentin që edhe në këtë listë dikush vjen patjetër e heqim. Për ne me rëndësi është të mbarojmë pallatin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?