Lista/Vdekshmëria për çdo 1000 të infektuar, ja shteti me shifrën më të lartë
Për sa i përket numrit të të vdekurve në raport me të infektuarit, Britania e Madhe ka shifrën më të lartë. Deri më 17 mars janë raportuar 104 vdekje dhe 2626 raste të prekurish me Covid-19. Kjo do të thotë që përqindja e vdekshmërisë është e barabartë me të Kinës, rreth 40 të vdekur për 1000 të infektuar. Veç kësaj, Mbretëria e Bashkuar është e dhjeta në botë për numrin më të madh të infektimeve.
Qeveria britanike është kritikuar për mënyrën se si ka reaguar ndaj pandemisë, teksa vendet e tjera të Europës i kanë shpallur më herët urgjencat kombëtare, mbylljen e bareve dhe kanë ndaluar grumbullimin e njerëzve. Përqindja më e lartë e vdekjeve është parë në Itali, ku vdekshmëria është 83 persona për 1000 të infektuar. Të mërkurën, numri i vdekjeve në Itali ishte 475 për 24 orë, duke shkuar në pothuajse 3000. Irani, Kina dhe Spanja kanë nivele më të larta vdekshmëria se Britania për çdo 1000 raste.
Gjermania, ku edhe pse ka më shumë se 12 mijë të infektuar, vdekjet e raportuara janë vetëm 31, ose 2 të vdekur për 1000 të infektuar. Shtetet europiane me më shumë se 1000 raste janë Austria, Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Zvicra. Të gjitha kanë nië nivel më të ulët vdekshmërie.
https://public.flourish.studio/visualisation/1572472/?utm_source=showcase&utm_campaign=visualisation/1572472