Listat e kandidatëve të PS, Kodheli: Propozohen nga Rama

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur për ndyshimet në Kodin Zgjedhor si dhe listën e kandidatëve. “Unë besoj që ne duhet te jemi optimistë, pasi në fund të ditës debatet konstruktive janë të mirëpritura. Prandaj dhe ne shumë shpejt ashtu siç i kemi bashkangjitur propozimeve të dy deputetëve të opozitës, do t’i kalojmë Damian Gjiknurit propozimet tashmë të paraqitura”,- thotë Kodheli.

Përsa i përket listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kodheli tha se listat do të propozohen nga kryeministri Rama dhe marrin pëlqimin e pjesës tjetër të anëtarësisë së PS-së.

“Ne e kemi quajtur listë të ngrirë, domethënë lista do të përcaktohet që në fillim. Të hënën dhe të martën pragu 3% mund të modifikohet edhe në propozimet e deputetit Murrizi. Nuk ka pasur pikëpyetje as fërkime dhe në mbledhjen e fundit që kemi pasur. Ne po shkelim në një tokë të re. Lidershipi ka qenë në presion sepse ka pasur ‘presion’ le të themi nga palët, dhe i është dashur maturi për të mos krijuar hatër mbetje”, deklaroi Kodheli për ”Report tv”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?