Listat e këshillave bashkiakë, një “Hitler” mes fituesve në Mat
Bashkia e Matit është një nga 54 bashkitë e fituara nga Partia Socialiste. Kandidati i PS-së Agron Malaj, mori gati dyfishin e votave të rivalit të tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” Skënder Gjuci.
Ndërkohë që socialistët kanë edhe shumicën në Këshillin Bashkiak, ku 21 mandatet ndahen: 9 PS, 3 PSD, 2 BF, 2 PD, 1 PAA, 1 PDS, 1 FRD, 1 AAK, 1 ADK.
Në Këshillin Bashkiak të Matit hyn edhe Hitleri. Bëhet fjalë për një të ri nga Mati me emrin Hitler Kurti, i cili është bërë pjesë e këshilltarëve në këtë bashki.
KOHA JONË SONDAZH

