Listat e PD-së, socialistët padisin vendimin e KAS në Kolegjin Zgjedhor

PS-ja ka paditur në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për listat e PD-së. KAS pranoi kërkesën ankimore të depozituar nga PD-Aleanca për Ndryshim, e cila kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për heqjen e 69 kandidatëve nga lista e zgjedhjeve të 25 prillit. Koalicioni opozitar do të jetë në zgjedhjet e 25 prillit me 222 deputetë dhe jo 153 siç vendosi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Subjekti politik PS e kundërshton vendimin e KAS dhe kërkon rikthimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?