Listat e PS, Kryemadhi: Listë humbëse dhe frike, për të mbajtur nën kontroll dhe peng PS

Duke folur në Syri TV, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi komentoi listat e Partisë Socialiste të bëra publike mbrëmjen e kaluar. Ajo e cilësoi listën e PS, si një listë humbëse dhe që tregon frikën e Edi Ramës dhe një tentativë për të mbajtur peng partinë pas humbjes së 25 prillit.

Unë e lexoj frikë të Edi Ramës dhe një listë humbëse për të përgatitur kontrollin dhe mbajtjen peng të PS. Largimi i figurave si Musa Ulqini, Besnik Bare, Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Vasilika Hysi, apo i shumë e shumë grave e burrave të tjerë që janë të PS, të cilët nuk janë pjesë përbërëse e listave, përkundrazi janë larguar, sekterisur larg territorit socialist, për mua tregon se Rama ka frikën për krijimin një grupi parlamentar në parlamentin e ardhshëm opozitar, të cilin kërkon ta ketë si një grup që do ti shërbejë si një lloj negociatori për veten e tij, alibi për veten e tij, apo për të kërkuar një liri me kusht për veten e tij politike.
Nga ana tjetër, unë shikoj frikën që ka Rama nga ky grup socialistësh të vjetër, duke filluar që nga Gramzo Ruçi i pari, që për hirë të vërtetës ai nuk e ka problem vendosjen në numrin 8, por sa më shumë ka të bëjë për vlerësimin dhe respektin që Rama i jep historisë së PS, figurës së Ruçit e socialistëve të tjerë, pavarësisht mendimeve personale që mund të kemi ne.
Shanset dhe mundësitë që socialistët nuk e gjejnë veten të listat e rilindjes e gjejnë veten te kandidatët socialistë tek LSI-ja.

Shansin dhe mundësinë, të gjithë socialistët që nuk e gjejnë veten te listat e Rilindjes, e kanë tashmë te kandidatët socialistë që janë në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ju referohem këtu edhe shumë djemve dhe vajzave të reja të LSI-ë, të cilët kanë ardhur në LSI që në moshën 16-vjeçare, edhe pse vinin nga familje socialiste, të cilët janë sot kandidatë në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Dhe krijimi apo dalja e opozitës me dy lista i krijon shansin dhe mundësinë njerëzve për të pasur shumë alternativa për të votuar. Nëse nuk u pëlqen partia, ata mund të votojnë kandidatin. Nëse nuk u pëlqen Monika, mund të votojnë Petrit Vasilin, mund të votojnë Klajda Gjoshën, mund të votojnë Brisida Shehajn e kështu me radhë. Pra, njerëzit sot kanë mundësi për të votuar pafundësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?