LIVE/Basha takim me fermerët e fshatit Kosmaç

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në bashkëbisedimin që ka nisur me fermerët e fshatit Kosmaç në Vaun e Dejës vërejti se problemet aty ishin thuajse të ngjashme si në Myzeqe vetëm për shkak të mungesës së vëmendjes shtetërore.

“Këtu vij për herë të parë, por paska disa ngjashmëri me Myzeqenë, e kam vizituar disa herë. Kushtet klimaterike janë të favorshme, tereni është i favorshë, kultura e punës është e mirë, prodhimi i bollshëm. Por ka dy probleme, problemi i parë që nuk ka asnjë lloj mbështetje financiare nga shteti dhe problemi i dytë, aksesi në treg jo vetëm nuk ndihmohet, por pengohet nga shteti dhe mungesa e vëmendjes shtetërore”- tha Basha.

Një specialist i bujqësisë me përvojë i tha Bashës se e kemi pritur tre herë kryeministrin këtu në Kosmaç dhe ka premtuar, por nuk ka bërë asgjë nga ato që tha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas tij kanë ardhur edhe deputeti i zonës, edhe ministri i Bujqësisë, por asnjë zgjidhje nuk ka ardhur prej tyre. Ndaj për çdo gjë janë detyruar t’i drejtohen kryetarit të bashkisë që u ka afruar tre mjete për ndihmë dhe çdo gjë tjetër të nevojshme për të zgjidhur problemet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?