LIVE/ E dërguara e SHBA vëzhgon votimin
Në Shqipëri mbahen zgjedhjet vendore të cilat janë bojkotuar nga Opozita. Qendrat e votimit janë hapur zyrtarisht në orën 07:00. Gazetarët e RTV Ora informojnë se gjëndja paraqitet e qetë.
Për herë të parë në 31 bashki ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, ai i maxhorancës. Ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për qetësi dhe për të shmangur dhunën.
“Koha Jone” percjell live te gjitha zhvillimet
08:38 Voton dhe kryetari i bashkise Erion Veliaj dhe bashkeshortja e tij
Ora 08:37 Tiranë – E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones mbërriti në shkollën Edit Durham për monitorimin e procesit të zgjedhjeve.

Ora 08:19 Pogradec – Në 20 qendra votimi ende nuk ka filluar procesi i votimit. Komisionerët, që i përkasin shoqërisë civile, nuk janë paraqitur pranë qendrave të votimit duke bllokuar procesin.
KZAZ Pogradec bën të ditur se komisionerët që mungojnë do të zëvendësohen nga komisionerë teë tjerë,të miratuar nga KQZ.
Ora 08:14 Shkodër – Në KZAZ nr. 3 janë pa hapur 4 qendra votimi, në KZAZ nr.4 po ashtu nuk janë hapur 4 qendra votimi.
Ndërsa në KZAZ nr.5 janë hapur të gjitha qendrat e votimit.
Në KZAZ nr.2 janë pa hapur 8 qendra votimi, në Postribë 6, në Dajç 1, në Kuç 1 dhe Gurin e Zi 1.
Ora O8:05 Fier – Voton kreu i bashkisë Armando Subashi.
Subashi, i cili kandidon vetëm, votoi në qendrën e votimit në shkollën “Andon Xoxa”.
Ai u bëri thirrje qytetareve të paraqiten pranë qendrave të votimit për të votuar.
Gazetarja e RTV Ora, Inelda Vallja raportohen se procesi është i qetë dhe pritet të jetë i tillë edhe në vazhdim.
Ora 07: 57 Lezhë- Gazetari i RTV Ora, Elvis Hila informon në KZAZ nr 12 janë hapur 100% qendrat e votimit. Në KZAZ nr 13 janë hapur 90% e qendrave të votimit. Procesi i votimit vijon normalisht pa asnjë problem.
Ora 07: 50 Tiranë – Voton kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ne QV prane Liceut Artistik. Pyetjes se çdo të ndodhë nesër, Ruçi iu përgjigj duke thënë se do të jetë një ditë normale.
“Nesër do vazhdojë një ditë normale. Nuk do të mbarojë me këto zgjedhje”
Ora 07: 44 Tërhiqet kandidati i Belshit për kryetar bashkie
Ora 07: 43 Shkoder – Hapen 85% e QV
Në Shkodër gazetari Bepin Kolvata informon se janë hapur 85 % e qendrave të votimit në të gjithë qarkun.
“Procesi nuk ka nisur në të gjitha QV. Situata po vijon të koordinohet mes KZAZ dhe KQZ se cfarë do të ndodhë me këto QV që nuk janë hapur ende. Gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë situatë e tensionuar. QV e Prekalit është djegur. Kryetaret e KZAZ-ve ne Shkoder me kanë konfirmuar se janë të hapura 85% e QV” informon gazetari Bepin Kolvata.
Ka qendra të pahapura në Malësinë e Madhe, Vau i Dejës e Pukë.
Ora 07:33 Tiranë Kryeministri Edi Rama do të votojë në shkollën e Surrelit. Zv/ ambasadorja amerikane Leyla Moses Ones do të jetë në shkollën “Edit Durham” Tiranë.
Ora 07:32 Belsh – Tërhiqet nga gara kandidati i Belshit, Jashar Elezi i PKSH. Në garë ka mbetur vetëm kandadati i PS, Arif Tafani.
Ora 07:29 – Opozita protesta në të gjitha njësitë vendore
Ora 07:25 – Kukes Kreu i KZAZ 11 Agron Hoxha, informon se janë hapur shumica e QV dhe nuk kemi raportim për problem shqetësues.

(Ne foto: Agron Hoxha)
Ora 07:13 Shkoder- digjet një QV ne Prekal
Gazetari i RTV Ora, Bepin Kolvataj raporton se në njësinë administrative Postribë nga 15 qendra votimi janë hapur vetëm 8 prej tyre.
Mësohet se gjatë natës është djegur qendra e Prekalit.
Ora 07:08 Tiranë – Zv/ kryeministri Erjon Braçe voton.
I pyetur nga gazetarët nëse i delegjitimon zgjedhjet një pjesëmarrje e ultët e qytetarëve, Braçe u përgjigj “Zgjedhjet i delegjitimon mungesa e standardit. Në rast se procesi nuk administrohet mirë nga të gjithë njerëzit që janë këtu. Ju bëj thirrje komisionerëve të zbatojnë ligjin. Komisioneret duhet të jenë në lartësinë e detyrës. Ta ndalojnë votimin familjar.

Voton Erjon Brace
Ora 07:00 Ka nisur zyrtarisht procesi i votimit në të gjitha qendrat në Republikën e Shqipërisë. Nga raportimet e gazetarëve në të gjitha bashkitë situata paraqitet e qetë dhe qendrat e votimit janë hapur pa problem.
Ja si paraqitet situata në disa qendra votimi:
Kombinat- Situata paraqitet e qetë.
Vorë – Situata paraqitet e qetë.
Skrapar – Situata paraqitet e qetë.
Prrenjas – Situata paraqitet e qetë.
Kukës – Situata paraqitet e qetë.
Kavajë – Situata paraqitet e qetë.
Durrës – Situata paraqitet e qetë.
Burrel – Situata paraqitet e qetë.
Mallakastër – Situata paraqitet e qetë.
Vlorë – Situata paraqitet e qetë.
Shkodër – Situata paraqitet e qetë.
Fushë – Krujë – Situata paraqitet e qetë.
Vau i Dejes – Situata është e nderë, po ende nuk ka shkëndija konkrete se çfarë do të ndodhë.
Korçë – Situata paraqitet e qetë.
Mat – Situata paraqitet e qetë. Në KZAZ-në nr 16 kanë mbërritur komisionerët.
Ora 06:30 – Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka mbërritur në ambjentet e selisë së PD-së.
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socilaiste për Integrim kanë bojkotuar procesin e votimit, ndërsa Partia Socialiste e bindur se zgjedhjet do të zhvillohen ka dërguar në KZAZ materialet zgjedhore.
Ditët që kemi lënë pas janë shoqëruar me tensione në disa KZAZ-të vendit, madje ka pasur edhe persona të lënduar.
/Ora

Voton: Ministrja Belinda Balluku
/RTV Ora
KOHA JONË SONDAZH

