LIVE/Protesta vjen në Tiranë: Lironi të arrestuarit, Rama…
Në Kukës vijon protesta pranë komisariatit, por një tjetër ka nisur në Tiranë. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur mbrëmjen e sotme para Policisë së Tiranës për të protestuar kundër Edi Ramës dhe kundër arrestimeve në Kukës.
Shqiptarë dhe anëtarë të shoqërisë civile kanë kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe kanë hedhur akuza ndaj Edi Ramës.
”Ajo që ndodhi dje ishte pasoja, pasi shkaku është Edi Rama që i ofendon, i shan shqiptarët”, tha një prej anëtarëve të shoqërisë civile. Qytetarët e shumtë të mbledhur përpara Policisë së Tiranës, kanë hedhur akuza ndaj Ramës për taksat që po vendos në kurriz të shqiptarëve.
KOHA JONË SONDAZH

