LIVE/ Të rinjtë e FRPD dhe LRI mblidhen poshtë zyrës së ministrit Xhafaj, shihni çfarë po ndodh

Ashtu siç kishin paralajmëruar, të rinjtë e FRPD-së dhe ata të LRI po zhvillojnë sot një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme.

Protestuesit u mblodhën në orën 18:00, poshtë zyrës së Xhafaj, ku ky i fundit është vënë nën shënjestrën e akuzave nga opozita, pasi kjo e fundit pretendon se ministri mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

Në protestë nuk munguan edhe simbolika te tjera si “leket e drogës” apo “qeset me kokaine” ne oborrin e ministrisë se pagëzuar si ministria e Drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Janë bërë tre javë që nga publikimi i audio-skandalit. Prej më shumë se 3 javësh nuk kemi asnjë distancim të Ramës. Rama arkitekt i kapjes së drejtësisë në vend. Shqipëria mbahet peng, integrimi ynë mbahet peng për shkak të Edi Ramës që refuzon të lëshojë Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin. Ai vijon t’i japë mbrojtje. Sot ne jemi këtu edhe për kuksianët që janë në burg ndërsa Tahiri është i lirë”, deklaroi kreu i FRPD Belind Këlliçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është hera e parë kur të rinjtë e FRPD, bashkë me ata të LRI kanë protestuar kundër Xhafajt, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit.
34337214_10156135210090325_3245387794071158784_n

34365396_10156135210065325_4863293285755518976_n

34386816_10156135210080325_2873658061069746176_n

34445956_10156135210100325_6509468780463128576_n

34483225_10156135210170325_905841180053340160_n
FRPD

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?