Liverpooli në zi, ndërron jetë këngëtari i këngës “You’ll Never Walk Alone”
Ndërroi jetë dje, në moshën 78 vjeç, këngëtari britanik Gerry Marsden, i cili më 1963, me grupin e tij “Gerry and the Pacemakers”, bënë të njohur këngën “You’ll Never Walk Alone” (“ti nuk do të jesh kurrë vetëm”), e kompozuar nga Richard Rodgers dhe Oscar Hammerstein gati dy dekada më parë.
Kjo këngë u miratua në unanimitet të plotë nga tifozët e kuq si himni i Liverpool-it. Lajmi u raportua nga Liverpool përmes një deklarate, në të cilën thuhet se “janë të trishtuar thellë nga vdekja e Gerry Marsden”.