Llalla apelon nga Durrësi: Po i bëjnë karshillëk shtetit!

Në analizën vjetore të prokurorisë së Durrësit, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se ngjarjet e fundit të ndodhura në këtë qytet tregojnë që po u bëhet karshillëk shtetit e institucioneve ligjzbatuese dhe kërkoi zbardhjen sa më të shpejtë të tyre.

“Të mos i lejojmë këto grupe kriminale të dalin mbi ligjin, por të vëmë një sahat e më parë para drejtësisë autorët dhe personat që kanë prirje kriminale. Duhet t’i zbardhim këto ngjarje që të kthehet normaliteti dhe besimi tek institucionet i qytetarëve shqiptarë’, pohoi ai.

Teksa kërkoi edhe hetim të institucioneve për akuzën e korrupsionit. “T’i shpallim luftë krimit dhe korrupsionit”, apeloi kreu i organit të akuzës.

Kujtojmë se më 7 janar, u gjet i vrarë Gazmend Çollaku i cili ishte rrëmbyer një natë më parë në qytetin  e Durrësit. Nga hetimet e policisë ka rezultuar se mjeti audi i përdorur për rrëmbimin e tij, është i njëjti me atë që u përdor për ekzekutimin e dy të rinjve Ervin Kodra dhe Endri Çaushaj, në hyrje të Durrësit më 20 dhjetor 2015.

SHKARKO APP