Llalla azil në Gjermani? Ambasada: Se japim këtë informacion
U mbajt ditën e sotme, seanca e dytë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. KPA pranoi prokurën e përfaqësimit të dhënë nga Llalla për avokatin Sokol Hazizaj. Prokura është dhënë në Turqi dhe është në dy gjuhë, në shqip dhe në turqisht.
Seanca e parë në KPA u shty nisur nga fakti se vetë Llalla nuk kishte dijeni për procesin dhe plotësimin e prokurës për avokatin e tij Sokol Hazizaj, për vazhdimin e procesit.
Ditët e fundit në disa media online, është dhënë lajmi se Llalla ka kërkuar azil politik në Gjermani. ”Report TV” i drejtoj një pyetje ambasadës gjermane në Tiranë, nëse ish-numri 1 i akuzës shqiptare, ka kërkuar azil apo jo.
”Shumë faleminderit për kërkesën tuaj. Përcaktimet ligjore në Gjermani nuk lejojnë, që informacionet rreth rasteve të azil kërkimit të bëhen publike. Këtu përfshihet edhe informacioni, nëse është aplikuar për azil apo jo”. Llalla mund të jetojë në një vend si Gjermania në zonën “Schengen” ku maksimumi qëndrimit është 90 ditë.
KOHA JONË SONDAZH

