Llalla fiton azil politik, reagon Berisha: Përshëndes autoritetet italiane, nxori në pah të vërteta të forta

Lajmi se Adriatik Llalla ka marrë azil politik në Itali, kaloi edhe tek PD-ja. Nga mbledhja me grupin e tij në selinë blu, kreu i PD-së Sali Berisha ka përshëndetur autoritetet italiane, pasi ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, iu dha azil politik.

Kreu i PD-së tha edhe se Llalla u sanksionua pasi “guxoi të denoncojë kompanitë e Sorosit dhe Rex Tillersonit”. Po ashtu Berisha shtoi se u bën thirrje autoriteteve italiane të ndërmarrin një hetim për rastin e ish-prokurorit të përgjithshëm.

“Unë nuk them se Llalla ishte një prokuror i fortë apo pa të meta, por shqiptarët duhet ta dinë se Adriatik Llalla u sanksionua sepse guxoi të denoncojë kompanitë e Sorosit dhe Rex Tillersonit. Kjo është e vërteta. Kjo është me dokumente. 

Sapo njoftoi Kongresin e SHBA për këto veprime, ai në mënyrë hakmarrëse, u shpall non-grata. Kjo është e vërteta. Beteja e Donald Lu, publike ndaj prokurorit, unë nuk them se ishte pa të meta, por te prokurorët dhe gjykatësit, shteti duhet të ketë një sens se ata për shkak të detyrës, dënojnë njerëzit më të rrezikshëm të shoqërisë”,-tha Berisha.

SHKARKO APP