Llalla, Gina-Gashi dhe ”Ishmi”, dosjet që u hetuan nga Prokuroria e Durrësit
Sulmohet për herë të dytë organi i akuzës durrsake. Ka dyshime se janë marrë disa dosje korrupsioni nga zyra e një prokurori, dhe një oficeri të policisë gjyqësore. Kjo prokurori ka iniciuar një sërë dosjesh të bujshme.
Organi i akuzës durrsake ka hetuar dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila vetëm pak kohë më parë është transferuar te Krimet e Rënda.
Dosja e çiftit Gina-Gashi. Prokurorët Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë qenë subjekt hetimi në këtë institucion, deri pak ditë më parë, kur dosjet e tyre kaluan në Prokurorinë e Fierit.
Kjo Prokurori ka në dorë edhe dosjen e bujshme të abuzimit me pronat dhe plazhet publike në Ishëm, ku u arrestuan dhe katër ish-zyrtarë të shtetit, mes të cilëve dhe ish-kryetari i Komunës Ishëm.
Dosja e 613 kg kokainë e kapur në Maminas, e cila ditët e fundit është kthyer në mollë sherri mes PS-PD, po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.
KOHA JONË SONDAZH

