Llalla: Modeli kroat, jo shkrirje të ‘Krimeve të Rënda’

Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Kroacia ku ndodhet në vizitë zyrtare me ftesë të homologut të tij Dinko Cvitan i njohur si prokurori që arrestoi ish kryeministrin Ivo Sanader, kundërshton draftin e ekspertëve për reformën në drejtësi si dhe kërkon që Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda të mos shkrihen.

Drejtimi i Këshillit të Prokurorisë nga jo nga një prokuror siç propozohet në draftin për reformën në drejtësi në Shqipëri, është një model i kundërt nga ai Kroat – është shprehur Llalla. Në krahasim me modelin kroat Llalla ka nënvizuar se Këshilli i Prokurorisë në Kroaci sot përbehet nga 11 anëtarë me shumicë prej 7 prokurorësh dhe drejtohet nga një prokuror, por në Shqipëri propozohet e kundërta.

“Për mënyrën e parashikuar në draft për organizimin e Këshillit, Prokuroria Shqiptare ka shprehur rezervat e saj. Në vlerësimin e Prokurorisë, modeli i Këshillit në Kroaci është mëse i përshtatshëm për institucionin shqiptar”, sqaron zyra e shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm.

SHKARKO APP