Llalla përballë Ramës, nesër seanca tek Komisioni i Posaçëm i Apelimit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të shtyjë për në datën 31 Maj seancën për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla. Seanca e 16 majit, ishte thirrur pas ankimimit nga ana e Komisionerit Publik të vendimit të KPK-së të datës 16 shkurt 2018 për ndërprerjen e procesit të Vettingut për Adriatik Lallën, pas dorëheqjes së tij nga sistemi i drejtësisë.

Komisioni i Posaçëm i Apelimit do të zhvillojë këtë të enjte seancën e radhës ndaj ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla. Avokati i Llallës konfirmoi se ka plotësuar prokurën në zbatim të detyrave të lëna nga KPA.

Kolegji i Poasçëm i Apelimit do të zhvillojë të enjten seancën e dytë në gjyqësore të ankimit të Komisionerit Publik kundër ndërprerjes së Vettingut për ish-prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Bëhet fjalë për kundërshtimin e vendimit të datës 16 shkurt 2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar të Llallës, për shkak se ai dha doreheqje nga funksioni i prokurorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në seancën e kaluar, të zhvilluar në 16 Maj, trupi gjykues i KPA shtyu seancën pasi vlerësoi se prokura e paraqitur nga avokati i Llallës, Sokol Hazizaj kishte mangësi. Sipas KPA, LLalla nuk shprehet qartësisht vullnetin se Hazizaj mund të përfaqësonte në këtë proces. Njëkohësisht, KPA vendosi rinjoftimin e Llallës për datën e seancës dhe procesin që po zhvillohet ndaj tij. Këtë të mërkurë, avokati i Llallës, konfirmoi plotësimin e prokurës, sipas detyrave të KPA.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të enjten do të paraqes prokurën. Në vijim të detyrimit që më ka dhënë Kolegji i Posaçëm i Apelimit, kam realizuar të gjitha detyrimet e kërkuara”, tha avokati në një kontakt telefonik për ”Abc News”.

Mënyra e nënshkrimit të prokurës, apo kontaktet që ka pasur avokati me klientin e tij Llalla pritet të mësohen gjatë seancës të së enjtes. Përveç ankesës së Komisionerit Publik në lidhje me Vettingun, ish-kryeprokurori Llalla po hetohet nga Prokuroria për Krimet e Rënda për kryerjen e katër veprave penale.

Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë çështje përbëhet nga Sokol Çomo, kryetar; Luan Daci, relator dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?