Llalla: Prokurorët shkojnë në punë me autobus

Kryeprokurori Ardiatik Llalla duke folur mbrëmë në Top Story tha se prokurorët punojnë në kushte të vështira dhe me rroga të vogla.

Ka pasur disa herë akuza për zvarritje të hetimeve?-E pyeti Sokol Balla, ndërsa Kryeprokurori Llalla u përgjigj: “Nga kush janë bërë këto akuza? Mbase kanë qenë në fillimet e marrjes së pushtetit, kur Kryeministri Rama nuk i dinte mirë ende kushtet e punës dhe ngarkesën e organit të prokurorisë….”

Më tej gjatë emisionit ai tha “ju ftoj një mëngjes të shkoni tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, aty ku çdo ditë prokurorët, mes tyre edhe gra shtatzëna apo nëna të reja marrin autobusin dhe shkojnë në vendet e tyre të punës në Shkodër apo Lezhë. Prokuorët punojnë në kushte jo të mira dhe me rrogë 70 mijë lekë në muaj. Kjo nuk është normale sepse ata hipin në autobus dhe shkojnë e kërkojnë në gjykatë burg për shumë persona. Pra mund të kenë edhe jetën në rrezik”, tha Llalla.

SHKARKO APP