Llalla: Prokuroria, aleat i KLSH-së kundër korrupsionit

Organi i akuzës do të vijojë të jetë aleat kryesor i Kontrollit të Lartë të Shtetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar në çdo nivel të qeverisjes.

Një fakt të tillë e bëri sot me dije publikisht vetë kryeprokurori Adriatik Llalla gjatë analizës vjetore të KLSH-së, duke shtuar se të gjitha kallëzimet e kryera nga ana e këtij të fundit, janë trajtuar me përparësi nga ana e institucionit që ai drejton.

Ndërkaq, me këtë rast, kreu i akuzës solli në vëmendje edhe rastin e ish-ministrit të Punës, sipas të cilit, pikërisht mbi bazën e kallëzimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit u krijuan edhe dyshimet e para bazuar në prova për shkeljet nga ana e Kserës. “KLSH-ja ka kapacitete e duhet të prodhojë kontribut edhe më të madh sa i përket korrupsionit të zyrtarëve në institucionet shtetërore. Ai është partneri ynë kryesor në luftën kundër krimit financiar”, apeloi Llalla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke dhënë garanci publike se çdo person që abuzon me detyrën, do të shkojë para drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?