Llalla: Qëkur erdha në detyrë, nuk ka asnjë transferim kundër ligjit

Ndërsa debate ai ka pasur me deputetin socialist Pandeli Majko, ku sipas këtij të fundit, Prokuroria vazhdon të influencohet nga politika.

“Ka zvarritje të çështjeve dhe s’ka transparencë me emërimet”, u shpreh Majko. Ndërsa duke iu drejtuar Kryeprokusorit Llalla, deputeti Majko u shpreh se po e trajton korrupsionin sikur s’ka ndodhur asgjë.

Majko gjithashtu i cilësoi si të nxituara deklaratat e Kryeprokurorit Llalla për hetimin e ministrave dhe ish-ministrave.

Ndërsa Kryeprokurori Llalla iu përgjigj deputetit Majko se është problemi i tij nëse është i shqetësuar nga deklaratat që ai bëri.

 

 

 

SHKARKO APP