Llalla rekurs në Gjykatën e Lartë për pasurinë

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka depozituar një rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros mbi pasurinë e tij. Ankimimi është depozituar pak ditë më parë, pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të lenë në fuqi vendimin e prokurorisë për të sekuestruar pasurinë e Llallës. Më 9 gusht Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive. Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut janë të sekuestruara.

Pasuritë në sekuestro preventive

-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro). Ish-kryeprokurori nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa gjatë procesit në KPA ai nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit..

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 11 qershor 2018 ky komision la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë.

Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

Llalla hetohet për “shpërdorim detyre”, “deklarim të rremë të pasurisë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.

Më 11 qershor 2018, Komisioni i Posaçëm i Apelimit la në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vettingut për ish-kryeprokurorin por saktësoi në vendim edhe pjesën e përjashtimit të ish-kryeprokurorit nga e drejta për të qenë për 15 vite pjesë e organeve te sistemit të drejtësisë. Ndërsa me 10 shkurt 2018 dorëzoi tek Presidenti Meta, dorëheqjen nga funksionet e magjistratit dhe nga e drejta që i njeh ligji për tu emëruar në një pozicion në nivel të Apelit. Në fillim të këtij viti Adriatik Llalla u ndalua të udhëtojë drejt SHBA-së pas dyshimeve për përfshirje në korrupsion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?