Llanaj: Sinovac e sigurt, Shqipërisë i duhen mbi 1 mln të vaksinuar me 2 doza për t’u imunizuar
Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, doktori dhe kërkuesi Erald Llanaj deklaroi se ka një rënie të lehtë të virusit, por vaksinimi do ta pengojë përhapjen e virusit edhe më tej të tij.
Ai tha se variantet kanë krijuar një frikë dhe një fobi, por për aq kohë sa vaksinojmë në masë mund t’i shmangim këto variante.
Llanaj: Vaksinimi në botë nuk po ecën me ritme të kënaqshme. Ka një rënie të lehtë të virusit, por vaksinimi do ta pengojë përhapjen e virusit edhe më tej dhe shumimi e varianteve të reja në të ardhmen. Mendoj se situata paraqitet përgjithësisht pozitive. Variantet kanë krijuar një frikë dhe një fobi, por për aq kohë sa vaaksinojmë në masë mund t’i shmangim këto variante. Për mua argumentet për tu vaksinuar janë të forta.
Sipas Llanajt, pavarësisht se vaksinat në Shqipëri nuk janë aprovuar duke marrë si kampion një sërë njerëzit, por janë marrë nga certifikimi në vendet e prodhimit.
Llanaj: Pavarësisht se vaksinat në Shqipëri nuk janë aprovuar duke marrë si kampion një sërë njerëzit, por janë marrë nga certifikimi në vendet e prodhimit. Për shkak të një situata kur duhet të dalim sa më shpejt, duke qenë se Sinovax, që është vaksina kineze, janë aprovuar në 24 shtete të botës dhe ka 14 prova klinike në njerëz në disa shtete të botës. Nëse do të kishte një efekt anësor, sikurse ka shfaqur AstraZeneneca, do të kishte ardhur një sinjal nga këto vende. Vetë prindërit e mi janë vaksinuar me vaksinën kineze në Shqipëri.
Llanaj shtoi se imunizimi me vaksinë është më i volitshëm dhe me më pak kosto në njerëz, duke theksuar Shqipëria është larg një imunizimi me mbi 1 milionë banorë të vaksinuar.
Llanaj: Vaksinimi masiv nënkupton që nëse do të arrijmë imunitetin e tufës, atëherë do të kemi një zbatim të parim të mos dëmtojmë. Ka profesionistë që mendojnë se imuniteti i tufës arrihet me infektim natyral, por kjo kosto të larta dhe bien ndesh me ato që ne kemi rënë dakord si profesionistë. Imuniteti i tufës është pranë Shqipërisë, se kam dëgjuar se ka 500 mijë vaksina, por me një dozë. Nëse kjo është tabloja aktuale jemi larg shifrës 1 milionë me të dyja dozat. Ne kemi thënë se piku do të kalojë në janar-shkurt dhe do të ulet në prill-qershor, duke e ulur përhapjen me ngritjen e temperaturave dhe me daljen e personave jashtë.
KOHA JONË SONDAZH

