Llatja: Drejt përfundimit unaza e fshatit Kuqan

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Arbjan Mazniku, dhe deputeten Evis Kushi, inspektuan nga afër ecurinë e punimeve në unazën e fshatit Kuqan.

Gjatë inspektimit, Kryetari i Bashkisë u shpreh se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe janë drejt përfundimit, ndërsa ky segment rrugor lidh qendrën e fshatit me rrugën kryesore Elbasan–Cërrik.

Sipas tij, ky investim sjell lehtësi në lëvizje për mbi 1,200 banorë, rrit vlerën e pronës dhe ndihmon fermerët në aksesin më të shpejtë drejt tregjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryebashkiaku theksoi se Kuqani nuk është për herë të parë pjesë e investimeve të Bashkisë Elbasan, pasi më herët janë realizuar ndërhyrje në rrugën e varrezave dhe pranë kishës së fshatit. Investimi aktual shërben edhe si unazë lidhëse për të gjithë fshatin, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe qarkullimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai shtoi se gjatë këtij viti janë parashikuar një sërë investimesh në zonat rurale të Bashkisë Elbasan, nga fshatrat më të largëta deri te zonat me numër më të madh banorësh, me qëllim shpërndarjen e drejtë të investimeve dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës së banorëve.

Vetëm për këtë vit, 19 rrugë i shtohen buxhetit të investimeve në infrastrukturë.
Nga ana e tij, z. Arbjan Mazniku u shpreh se, “Kuqani është shumë pranë qytetit të Elbasanit dhe investimet janë të dukshme, duke përmendur zhvillimin e bujqësisë dhe praninë e serave në zonë, të cilat përfitojnë drejtpërdrejt nga përmirësimi i infrastrukturës. Ai theksoi se filozofia e qeverisjes vendore mbetet e qartë, nuk ka ndarje mes qytetit dhe fshatit, por mbështetje të barabartë për të gjithë banorët”.

Deputetja znj. Evis Kushi theksoi se projektet e diskutuara në kuadër të buxhetimit me pjesëmarrje janë përfshirë në planin e punës së bashkisë, ku disa kantiere kanë nisur dhe shumë të tjera pritet të hapen në vijim, duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës së komunitetit.

Ky investim po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Kuqani ka qenë dhe mbetet në qendër të vëmendjes së Bashkisë Elbasan, me ndërhyrje konkrete dhe cilësore në infrastrukturë, në shërbim të banorëve të kësaj zone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?