Llatja: Më shumë sipërfaqe të gjelbra dhe mbështetje biznesit në prag të sezonit në llixhat kurative

Llixhat e Elbasanit të cilat bartin vlerën e turizmit dhe atë kurative, tashmë janë në prag të sezonit turistik dhe kurativ.
Edhe pse gjatë të gjithë vitit Llixhat e Elbasanit janë të vizitueshme nga pacientë jo vetëm nga shqipëria por edhe Kosova e Maqedonia, bashkia e Elbasanit prej vitesh i ka dhënë një rëndësi të vecantë investimeve në këtë zonë.

Vetëm ditën e sotme, vetë kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, bashkë me kryepleq të fshatrave të njësisë administrative Tregan kanë mbjellë 50 fidanë të rinj, me qëllim shtimin e sipërfaqeve të gjelbërta në mënyrë sistematike në këtë zonë.

Kreu i bashkisë pohon se “po bëhemi gati për të filluar sezonin turistik në Llixhat e Elbasanit, në ujërat termalë, ku turizmi kurativ ka pasur një rritje vitet e fundit, ndaj edhe parashikojmë që edhe këtë vit të kemi një numur të madh turistësh në këtë zone”.

Nuk bëhet fjalë vetëm për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra në llixhat kurative, por edhe për mirëmbajtjen e hapësirave publike, si edhe mbështetjen e bizneseve për problematikat e vogla që ato mund të kenë në infrastrukturë.

“Ky vit parashikohet të jetë i mirë, presim një numur të lartë turistësh, gjithashtu kemi pasur investime të shtuara gjatë kësaj përiudhe, por ajo që është më kryesorja, të ofrojmë një sezon turistik sa më të mirë për të gjithë turistët.
Në bashkëpunim edhe me shërbimet e tjera ashtu siç janë edhe me drejtoritë rajonale, ajo e Shëndetit Publik, janë marrë të gjitha masat që të kemi një shërbim të shtuar jo vetëm të qendrës shëndetësore, por edhe të shërbimeve të tjera në këtë zone”, shton Llatja.

Ndaj ditën e sotme bashkë me stafin e njësisë administrative dhe me disa kryepleq të fshtatrave të Treganit janë mbjellë 50 pemë të reja në zonën e Treganit.

SHKARKO APP