Llatja merr Elbasanin, Blushi: Operacioni mafioz i Ramës për të demotivuar komisionarët, do të marrë përgjigjen e merituar!
Tedi Blushi nga Partia e Lirisë, ka reaguar pas fitores së Gentian Llatjes në bashkinë e Elbasanit. Ai shprehet se ky rezultat është nga operacioni mafioz i Ramës. “Mos u habisni nga “rezultatet” e votimit elektronik ku qytetari voton Luçiano Boçin dhe i del Llatja! Operacioni mafioz i Edi Ramës për të demotivuar komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e opozitës duhet të marrë përgjigjen e merituar! Të mbrojmë dhe numërojmë çdo votë për kandidatët tanë!”- shkruan Blushi.