Llatja: Me projektet e mëdha, Elbasani po kthehet një nga qendrat më të rëndësishme të Shqipërisë

Kryebashkiaku Gledian Llatja bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e njësisë administrative Shushicë. Gjatë bashkëbisedimit, Llatja dhe Gjiknuri i ftoi ata të bëhen pjesë aktive e familjes socialiste për të ndikuar drejtpërdrejt në vendimmarrjet për miradministrimin e qytetit të tyre.

Kryetari Llatja pasi përshëndeti të rinjtë e pranishëm u tha atyre se ishte i lumtur që shihte kaq shumë të rinj bashkë dhe se ai është zotuar që të bëjë sa më shumë punë të mira për komunitetin dhe t’i shtrijë investimet si që në qytet ashtu edhe në Njësitë Administrative. Llatja tha se në Njësinë Administrative Shushicë janë bërë disa investime të rëndësishme siç janë shtrimi i rrugëve, përmirësimi i rrjetit të ujit të pijshëm, rikonstruksioni i shkollave dhe shumë investime të tjera në dobi të komunitetit.

“Para 4 vitesh kur jemi takuar për herë të parë bashkë kam kërkuar mbështetjen tuaj për të konkretizuar projektet që kishim për Elbasanin, si bypassin e Elbasanit apo Automoto Parkun në mënyrë që ta lidhim Elbasanin me Shushicën dhe që e gjithë zona të marrë një zhvillim të madh. Ne sot që po flasim kemi hapur kantiere në të gjithë Elbasanin, ju e shikoni shumë mirë se çfarë po bëhet buzë Shkumbinit, apo matanë Polisit me ndërtimin e Korridorit 8. Këto janë vetëm disa nga projektet e mëdha zhvillimore dhe ekonomike. Ne po ecim mirë me projektet tona dhe kemi një mbështetje të madhe nga qeveria dhe kryeministri Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne jemi ajo pjesë e mirë e shoqërisë që duam zhvillimin, progresin, rritjen e cilësisë së jetesës si në fshat ashtu edhe në qytet. Kemi nisur një proces të madh urbanizimi të lagjeve periferike të qytetit dhe lagjeve më të mëdhaja të njësive administrative. Kemi shumëprojekte që duam ti përfundojmë, po rikontruktojmë shkolla, kopshte, kemi projekte për zhvillimin e komuniteteve, zhvillimin ekonomik dhe atë bujqësor nëpër fshatra”- tha Llatja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej kryebashkiaku Llatja u bëri thirrje fermerëve, kryesisht prodhuesve të ullirit, që të bashkohen bashkë, pasi në mars hapet thirrja për IPARD III ku përfshihen më shumë se 500 fermerë të kontraktuar për grumbullimin e prodhimit bujqësor në ambientet e ruajtjes dhe magazinimit të produkteve, në përputhje me standarded e BE-së në mënyrë që te kemi një eksport me cilësinë më të mirë në treg.

“Në qender të vëmendjes sonë nuk janë vetëm kanalizimet, rrugët, shkollat apo uji i pijshëm, por mbi të gjitha zhvillimi ekonomik, të qarkullohen lekët, të eci përpara ekonomia që të kemi mundësi të bëjmë punë të mira.”- nënvizoi Llatja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?