Lleshaj: 4 qarqe me risk për kanabisin
Pas raportit të përbashkët të Interpol dhe Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave dhe varësisë ndaj Drogave (EMCDDA), që theksoi se në Shqipëri kultivimi i kanabisit pritet të rritet, ka reaguar Ministri i Brendshem, Sandër Lleshaj. Në një takim me drejtues të policisë vendore dhe të pushtetit vendor, aoj theksoi se duhet të intensifikohet përpjekja në maksimum. Nga ana tjetër, Lleshaj tregoi se janë 4 qarqe me risk për kanabisin.
“Lufta kundër kanabisit është luftë e Policisë së Shtetit ndaj personave që kanë përgjegjësi për administrimin e territorit. Theksoj me rëndësi të madhe detyrat që ka pushteti vendor, njësitë administrative, bashkitë për të kontrolluar dhe menaxhuar çdo pëllëmbë territori, puna duhet të fokusohet ndaj atyre që nuk ushtrojnë përgjegjësitë ligjore. Policia nuk është për tu marrë me bimët por me personat që kanë përgjegjësi mbi territorin. Sipas informacioneve që kam janë zonat me risk disa qarqe, si ajo e Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje edhe qarqet e tjera, Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe të vendit dhe përgjegjësia e secilit është lufta në tre fronte, vënia para përgjegjësisë e administratorëve, zhvillimi i operacioneve policore, të monitorimit dhe goditjes në gjithë vendet ku risku është i lartë dhe e treta ballafaqimi”.