Lleshaj: Anti-KÇK risi në luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në Komisionin Parlamentar për Integrimin Europian ku foli edhe njëherë për luftën që Policia e Shtetit i ka shpallur krimit të organizuar dhe pasurive të tij përmes Operacionit Forca e Ligjit.

Nga ana tjetër, Lleshaj deklaroi se akti normativ, i njohur ndryshe si paketa anti-KÇK do të sjellë risi në luftën kundër krimit dhe shumë shpejt do të krijohen dhe struktura të reja kundër krimit ekonomik.

”Lufta me krimin e organizuar vijon të mbetet prioritet i Ministrisë. Akti i fundit normativ është një risi në këtë luftë. Rezultatet e këtij ligji do të sjellin qasje të re. Rezultatet e para janë të prekshme. Brenda javës krijohet dhe struktura kundër krimit ekonomik. Deri tani nga Operacioni Forca e Ligjit janë kryer rreth 360 aksione, OFL mbulon vetëm një segment, për logjistikën ekonomike kriminale. Kjo luftë është vlerësuar dhe nga ndërkombëtarët. Për të 4-in vit policia vlerësohet me çmim të parë”.

SHKARKO APP