Lleshaj blindon Tiranën me arsenal të rëndë (FOTOLAJM)
Çdo rrrugë që të çon në Kuvendin e Shqipërisë, është e bllokuar me forca të shumta policore. 1.600 forca të policisë janë në terren për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
Rreth 200 efektivë janë organizuar në plan masash vetëm për të garantuar sigurinë e deputetëve. Parlamenti është rrethuar me gardh me hekura, ndërkohë që forca të shumta janë vendosur në kordonë sigurie përreth Kuvendit.
Janë bllokuar edhe të gjitha hyrjet tek pedonalja që të çojnë tek parlamenti. Masa këto të marra për të garantuar futjen dhe daljen e deputetëve në Kuvend pa ju cënuar siguria fizike e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

