Lleshaj dhe Balla prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit: Do të intensifikohet puna
Ministri Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputeti i PS, kanë prezantuar prefektin e ri të Elbasanit Gledian Llatja.
Prefekti i ri më parë ka mbajtur postin e shefit të kabineti në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
“Jam i sigurt se prefektura Elbasan do intensifikojë punën. Prefekti ka detyrën qe çdo ankese të çdo qytetari ta marrë në konsideratë”- u shpreh Balla gjatë prezantimit.
Sakaq prefekti i ri siguroi se do të japë maksimumin për të arritur më të mirën në këtë detyrë
Ish-prefekti Maksim Malaj sipas ministrit Lleshaj do emërohet në një tjetër detyre të rëndësishme.
KOHA JONË SONDAZH

