Lleshaj: Do shkoj mirë me Çuçin, erdhi pa dëshirën e tij. Rama e kundërshton: Nuk ka pasur…

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar këtë të premte ministrin e ri të Brendshëm, Bledar Çuçin. I pranishëm në prezantim ishte edhe ish-ministri Sandër Lleshaj, kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe kreu i Gardës, Gramoz Sako. Lleshaj tha se ishte një udhëtim dinamik dhe shumë i ngarkuar, gjë e cila ka provuar se institucionet e shtetit funksionojnë.

”2019 ishte sfida e madhe. Protestat nuk drejtohen kurrë kundër shtetit, sot jemi vetëm një brez i përkohshëm që e administrojmë këtë shtet, ndihem mirë që së bashku kemi arritur që ato sulme që u drejtuan kundër shtetit ti përballojmë në mënyrë profesionale. Kemi ngritur kapacitete që i kanë munguar Policisë së Shtëtit. Kemi bërë lëvizje të mëdha me Akademinë e Sigurisë. Ka shumëçka që është bërë dhe besoj se sot nuk është koha e një bilanci po për të gjithë ata që kanë kontribuar. Së pari, falenderoj Kryeministrin edhe pse nuk më njihte aq mirë, dua ta falenderoj me shpresën që është i plotësuar dhe i zhgënjyer”,-tha Lleshaj.

Nga ana tjetër, Sandër Lleshj ka edhe një këshillë për t’i dhënë ministrit të ri. ”Do të doja të jepja një këshillë për pasardhësin tim: Në qoftë se pasardhësi vjen në atë post pa dëshirën e tij, që vdes për tu bërë ministër nuk do kisha ndonjë këshillë sepse jam i bindur që do të shkoj mirë puna. Do shkoj mirë me Bled Çuçin sepse ka ardhur pa dëshirën e tij. Jam i lumtur që ka ardhur Bled Çuçi sepse vjen për të shërbyer, i uroj suksese dhe punë të mbarë, në këtë front jashtëzakonisht jetik”.

Por kryeministri Rama e ka kundërshtuar, duke theksuar se Çuçi ka marrë këtë detyrë pa dijeninë e tij por me një dëshirë të madhe. ”Ka ardhur pa dijeninë e tij, jo pa dëshirën, nuk ka pasur mundësi ta thotë sa dëshirë e ka”.

SHKARKO APP