Lleshaj: Drejtuesit politikë dhe qytetarët të distancohen nga dhuna

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj  ka reaguar për herë të parë me një postim në “Twitter” në lidhje me protestat që janë duke u zhvilluar para Kryeministrisë.

“Bëj thirrje gjithë drejtuesve politikë që të distancohen nga dhuna që po ushtrohet ndaj institucioneve të Shqipërisë. Ftoj qytetarët të distancohen nga elementët e dhunshëm.

Është me shumë vlerë të dëgjohet zëri i arsyeshëm i miqve të mëdhenj të Shqipërisë. Jo dhuna, por arsyeja na afron drejt Europës së vlerave tona!”, ka shkruar Lleshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?