Lleshaj firmos urdhrat, ja dy drejtuesit e lartë që emërohen

MInistri i Brendshem, Sander Lleshaj ka firmosur dy urdhra per zevendesime te rendesishme ne radhet e krereve te policise se Shtetit.

Sipas urdhrit te Lleshajt, “Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit”.

Ministria e Brendshme ben me dije se vendimet jane komunikuar paraditen e sotme. “Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj”- njofton MB.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?