Lleshaj interpelancë me Maliqin: Shqipëria e pasigurtë? Psikozë artificiale e disave

Kuvendi do të zhvillon sot seancën e radhës plenare ku në rend të ditës janë edhe dy interpelanca të thirrura nga deputetët e opozitës.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj eshte thirrur në interpelanca nga deputeti Lefter Maliqi.

Lleshaj pasi bëri ironi me Maliqin duke deklaruar se ndihet keqardhje që policia kishte humbur një ekspert: “Shqipëria nuk përjeton një situatë të rëndë të krimit përkundrazi ajo ka sot situatën më të mirë të rendit dhe sigurisë së saj. Pikë!

Lleshaj tha se refuzon përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë të pasigurisë

Sander Lleshaj: “Nuk dua të mohoj as ngjarjet e rënda kriminale por dua të ftoj seriozisht ata që e kanë seriozisht sigurinë e vendit të mundohen për të kuptuar tendencën e kriminalitetit në Shqipëri.

Eshtë fakt që nuk mund të diskutohet që të gjithë treguesit negativë janë në rënie të panjohur më parë. Ruajtja e këtyre tendecave është sfida dhe objektivi ynë kryesor. Është fakt se niveli i goditjs dhe zbulueshmërisë së ngjarjeve kriminale është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Shumë lëmshe të ngatërruara ndër vite të krimit po zbulohen përditë. Refuzoj përpjekjet për të krijuar artificialisht një psikozë të pasigurisë në një kohë që niveli i sigurisë në vend është më i miri që kemi psaur në këto dekada ndonëse larg pritshmërive tona.”

Lleshaj thote se po behet politike me krimin.

Me gjithë përpjekjen sistematike të disa segmenteve të politikës dhe medias përkatëse për të mbajtur të gjallë një psikozë artificiale të krimit të shtuar në vend, realiteti flet të kundërtën.

Do të kërkoni më kot një model të ngjashëm në botë ku një mori mediash sociale e grupimesh politike prakitikisht jetojnë me kronikën e zezë të vendit duk e kthyer në komunimi qëndror në publik. Tre herë më i lartë, 300% më i lartë është numri i vrasjeve në Letoni sesa në Shqipëri,  e cila është vend i BE-së , sipas eurostat

Lefter Maliqi pyet Lleshajn për veprimet arbitrare ndaj RTV Ora dhe Ora News

“Unë sot do flas më shumë si ekspert i policisë sesa si politikan dhe duhet tu them të gjitha familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në përplasje me krimin siç ishin dy djem në Malësinë e madhe por edhe shumë të tjerë, ngushëllime për shkak të paaftësisë së parandalimit të policisë në fushën e krimit.

I nderuar z. ministër pyetjet e mija janë të shkurtëra, por po ju a përsërisë edhe njëherë


Ç’mund të na thoni për kriminalitetin në Shqipëri, ndërkohë që prokurori i përgjithshëm i votuar nga ju vetëm në Elbasan pak ditë më parë tha që krimi po sundon qytetin dhe krimi po infiltron të rinjtë për shkak të papunësisë duke i futur në banda kriminale?

Ç’mund të na thoni ju për krimin në Shqipëri, kur thotë për Elbasanin, ç’mund të na thoni për dhjetra të zhdukur në Vlorë për vrasjen makabër në Lushnjë , në Shkodër e të gjitha me radhë?

Ç’mund të na thoni për problemet e drogës, kur jo shumë larg dy ditë më parë u kapën 1.2 ton drogë këto që janë të kapura sesa janë të pa kapura nga ajri e nga deti janë me tonelata?

Ç’mund të na thoni ju për vrasjen që u bë në Malësinë e Madhe për shkak të konfliktit të këtyre parcelave?

Ç’mund të na thoni edhe për parcelat e tjera në të gjithë Shqipërinë me drogë, ku keni marrë më qafë disa njerëz të tjerë dhe ju nuk keni marrë asnjë ndëshkim për oficerë dhe drejtuesit e policisë?

Ç’mund të thoni investigimet dhe filmimet të gazetarit Artan Hoxha, i cili jo vetëm ka filmuar parcela por ka filmuar edhe stalla lopësh me kanabis që nesër pasnesër rrezik edhe në tarracat e ministrive tuaja apo ku banoni ju mund të gjejmë parcela droge.

Ç’mund të na thoni ju për Vettingun e famshëm të policisë , Vetting skandaloz, politik që nuk keni marrë asnjë masë ndëshkuese, kush do të mbajë përgjegjësi për oficerët e sigurimit që janë me dhjetra që kanë qenë bashkëpunëtor dhe kanë qenë oficerë të sigurimit të shtetit, pse ju keni larguar oficerë të ndershëm me anë të këtij Vetting që ka luftuar krimin?

Ç’mund të na thoni ju për veprimet e OFL dhe rezultatet e tyre të famshme, kush janë këto verimet e OFL që çoni për të vdekur apo për njerëz fukarenj?

Ç’mund të na thoni ju për ILIRAN Garden, veprimet korruptive me tendera apo emërimet në të, apo Ç’mund të na thoni ju për veprimet arbitrare kundra medias të televizionit RTV Ora dhe Ora News e të gjitha me radhë shpresoj dhe të dëgjoj që të marrë përgjigjet e duhura.

Interpelancë do të jetë edhe kryeministri Rama, njëherësh edhe Ministër i Jashtëm, në interpelancë me deputetët Vasil Sterjovski dhe Ligoraq Karamelo.

SHKARKO APP