Lleshaj në Vlorë: OFL po tregon se askush nuk gëzon pasuri të vëna nga krimi
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, këtë të premte shkoi në Vlorë ku mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të Forcave ”Shqiponja”, ku tha se kultivimi i kanabisit e ka marrë goditjen nga policia dhe kjo shihet edhe në sasinë e drogës që kapet në vendet fqinje, një shifër që po shkon drejt zerimit.
“Kanabisi ka marrë goditje në të gjithë vendin. Vlora nuk kryeson më listën e probleme si rrjedhojë e punës së policisë. Ka marrë goditje të mëdha si këtu dhe në gjithë Shqipërinë dhe këtë e shohim në sasinë e drogës që kapet nën brigjet përballë ku është drejt zerimit, Kanabizimi e ka marrë goditjen e tij”, tha Lleshaj.
Vlerësim mori edhe operacioni i OFL-së, ku ministri Lleshaj tha se mesazhi i saj është pikërisht fakti që t’u tregojë të gjithëve se askush nuk do të gëzojë pasurinë e venë nga krimi, pasi ajo pasuri herët apo vonë do të vihet në shërbim të komunitetit.
“Krimi sado që të zgjasë në kohë në fund pasuri e tij kriminale do i hiqet nga duart dhe ky është mesazhi që do të jap OFL. Do vijë një ditë që pasuria e vënë ën këtë rrugë do të vihet në shërbim të komunitetit”, shtoi Lleshaj. Ministri foli për përmirësim të të gjithë indikatorëve të cilët masin performancën e punës së policisë, ndërsa ftoi të rinjtë e diplomuar në sektorët përkatës t’i bashkohen radhëve të policisë. Këto deklarata Lleshja i bëri nga Vlora ku u prezantua dhe struktura e re “Shqiponja”.