Lleshaj: Shkëputëm nga kthetrat 4 terroristë të ardhshëm, të rriturit para drejtësisë
Pas shpëtimit të 5 shtetasve shqiptarë nga kampi Al-Hawl në Siri, në foltoren e Kuvendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, tha se kishin shpëtuar 4 të mitur që mund të ktheheshin në terrorista të ardhshëm. ”Më 27 tetor policia finalizoi shpëtimin e 4 fëmijëve të tjerë. Provë e përkushtimit të Policisë së Shtetit. U shkëputën nga kthetrat 4 viktima por ndoshta edhe 4 terroristë të ardhshëm. Garantoj se do të vijojë punë për shtëpimin e fëmijëve të tjerë. Personat e rritur do përballen me drejtësin”,-tha Lleshaj.