Lleshaj sulmon Bashën: Dhuna është zanati yt i pështirë
Pas mbylljes së protestës, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka sulmuar kreun e PD-së, Lulzim Basha. Përmes një postimi në Twitter, Lleshaj i ka përmendur 21 Janarin Bashën dhe thotë se kreu i PD-së, e ka në zanat dhunën. ”L.Basha, që në 21.01.’11 vrau 4 qytetarë të pafajshëm e plagosi dhjetra të tjerë me armë, sot plagosi shumë policë të Shqipërisë. Një tipi të tillë, Patër A. Harapi i thoshte: “Krushkamadh e hollë e i gjatë, rri n’zanat që t’la yt atë”. Dhuna e mendja është zanati yt i pështirë”,-shkruan Lleshaj.
https://twitter.com/SanderLleshaj/status/1135281499555717120
KOHA JONË SONDAZH

