Lleshaj zbulon lidhjen e grabitësve në Zall Herr me familjen që u lidh për 40 mijë lekë: Pabesi!
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas aksionit të policisë së realizuar ditën e sotme ku u arrestuan grabitësit që terrorizuan familjen në Zall Herr dy netë më parë.
Lleshaj zbulon se familja e grabitur kishte lidhje familjareme autorët e ngjarjes të cilët pasi i lidhën dhe i kërcënuan me armë i morën nga banesa 40-mijë lekë.
“Edhe sot krimi mori një përgjigje të shpejtë nga Policia e Tiranës, drejtuesit dhe oficerët e të cilës meritojnë përgëzime të veçanta.
Me angazhim intensiv dhe profesionalizëm ata i dhanë qytetarëve një lajm lehtësues, pas tronditjes që shkaktoi grabitja e shëmtuar dhe e ulët e një nate më parë.
Goditja e fenomeneve të tilla, ku pabesisht dhe paturpësisht kryhen akte kriminale edhe brenda rretheve familjare, përveç reagimit policor, kërkon edhe reagim shoqëror.
Këta persona duhet të paguajnë jo vetëm detyrimin përballë ligjit, por edhe atë përballë familjes dhe shoqërisë në tërësi.
Policia e Tiranës dha sot një mesazh të mirë angazhimi në shërbim të qytetarëve”, shkruan Lleshaj.