Lleshi me homologët nga Mali i Zi dhe Kroacia: Fuqizim logjistik të Policisë Kufitare
Me ftesë të Ministrit të Brendshëm kroat, Davor Bozinovic u zhvillua takimi trepalësh i ministrave të Brendshëm të Kroacisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Qëllimi kryesor i takimit ishte vendosja e një bashkëpunimi shumë më të ngushtë, në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të migracionit të paligjshëm, i cili është edhe një ndër prioritetet kryesore të agjendës së institucioneve të Bashkimit Europian.
Ministrat e Brendshëm u dakortësuan për ndërmarrjen e hapave konkret në drejtim të bashkëpunimit ndërkufitar mes vendeve, shkëmbimit periodik të informacionit, të praktikave më të mira në kontrollin kufitar, si dhe në qasjen e përbashkët në instrumentet financues të BE-së, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike të Policisë Kufitare.
Ministri Sandër Lleshi e vuri theksin tek qasja e dyanshme në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, që ndërvepron me migracionin duke theksuar luftën ndaj grupeve kriminale që merren me trafikimin e migrantëve të paligjshëm. Ministrat ranë dakord për bashkëpunim të shtuar në shkëmbimin e informacionit dhe të përvojave, si dhe për hapa të përbashkët në forcimin e kapaciteteve në bashkëpunim me agjencitë përgjegjëse të Bashkimit Evropian, si FRONTEX etj.
KOHA JONË SONDAZH

