Llixhat e Elbasanit, i rrethuar me baltë dhe plehra

Llixhat termale në Elbasan njihen në të gjithë vendin, por edhe më gjerë për efektin e tyre kurativ. Kjo ka bërë që në këto llixha të vijnë një numër i konsiderueshëm vizitorësh nga vendi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

 

Përpos vlerave kurative që i ka falur zoti, Llixhat ofrojnë një pamje të rëndë për syrin e vizitorëve por edhe të banorëve të zonës, me rrugë të pashtruara me baltë dhe me plehra të hedhura vend e pa vend. Situata në llixha pranohet edhe nga zyrtarët e Bashkisë së Elbasanit, të cilët premtojnë se vitin e ardhshëm kjo gjendja pritet të ndryshojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Është hartuar projekti i qendrës kurative dhe po bashkëpunohet për zhvillimin e këtij projekti që na është premtuar se do të financohet vitin e ardhshëm”, thotë Ndriçim Sinani, drejtor i shërbimeve në Bashkinë Elbasan. E derisa premtimet të bëhen realitet, banorët e dhe vizitorët e llixhave do të bashkëjetojnë me kushtet aspak të denja për një vend kurativ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?